Një pionier në tregtinë e brendeve më të mira të mobiljeve, nga e gjithë bota për gati 30 vjet....me theks në mobiljet dhe aksesorët e Made in Italy, në këtë pjesë të Evropës.
Përvojë dekadash në importimin, shpërndarjen dhe shitjen e mobiljeve me cilësi të lartë, një markë e njohur që është sinonim i cilësisë, detajeve më të mira dhe në përpjekje të vazhdueshme të materialeve inovative.
Historia jonë vazhdon për shkak të entitetit të fortë të cilësisë së lartë që ndjek gjithmonë një produkt me dizajn perfekt dhe standarde të larta.
Një ekip projektuesish dhe arkitektësh punojnë në Casa Italia në dy anët e botës, të cilët besojnë se ashtu siç nuk ka dy njerëz të njëjtë, nuk ka dy të njëjtat ambientе.
Casa Italia është një markë e destinuar për klientët që kërkojnë elemente inovative, luksoze dhe moderne për shtëpinë ose hapësirën e tyre të biznesit, si dhe për arkitektët dhe stilistët e brendshëm (për mobilje) që vijnë këtu, që klientët e tyre të zgjedhin më të mirën.
Ne ndjekim vazhdimisht trendet në botën e dizajnit, jemi prezent në dy kontinente: Evropë (Shkup, Milano) dhe Azi (Singapore), ndërsa ofertën e plotësojmë me marka dhe produkte të reja, për t'iu përgjigjur nevojave edhe më specifike të klientëve tanë.
Kemi edhe bashkëpunëtorë të jashtëm, të cilët në botën e industrisë sonë janë lartë të pozicionuar për shkak të estetikës së tyre, ndërhyrjes që si ekspertë i bëjnë me copëzat mobiljesh klasike dhe bashkëkohore, detajet dhe materialet, duke e bërë Casa Italia një markë globale të pozicionuar lartë me një imperativ të përsosur, gjë që arrihet rrallë në këtë botë.
-Casa Italia
CASA ITALIA
Gjithmonë është koha e duhur për të filluar biznesin tuaj
Mençe Nikolovska-Papeshthemelues i Casa Italia
Kohë më parë, një gazetar më pyeti: : "28 vite më parë kur themeluat Casa Italia, a kishit një ide të qartë se si duhej të duket ai biznes?"
Ata që më njohin mirë, e dinë se sa e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë jam në komunikim.
Ashtu ishte edhe përgjigja ime:
“Mendova se kisha një ide, por ajo që di është se sado që të jesh ekspert, i ditur dhe i bindur që e di dhe mund ta bësh, fakti është se njerëzit e mësojnë biznesin vetëm atëherë kur fillojnë të merren me të. Pse, besoni se shumë nga ata që do ta dinin se çfarë sfida do të kishin, ndoshta nuk do të kishin filluar kurrë."
Por, jo edhe unë…nga këtu filloi dhe historia e vogël e rrugëtimit tim drejt suksesit.
Isha vetëm 20 vjeç kur iu futa kësaj aventure, me një kredi prej 5000 markash gjermane nga burri i motrës sime, në vitin 1993. Për mua ajo shumë ishte “filmike”, dhe hapja e “Kaza`s së parë” – siç unë dua ta them në Sallën Universale, ishte një hit i vërtetë.
Të sillje mobilje të stilistëve Made in Italy në një vend që sapo po formohej pas shpërbërjes së Jugosllavisë së vjetër, në një zonë ku kishte luftëra në vendin fqinj, ishte çmenduri.
Për shumë të tjerë edhe për mua, 20 vitet e mia për të hyrë në një biznes të panjohur ishin gjithashtu të çmendura.
Por unë jam si era, universiteti ishte një botë e mërzitshme për mua dhe në më pak se dy vjet unë zgjerova biznesin tim.
Pas Shkupit hapa showroom-in tim në Manastir dhe menjëherë pas kësaj dola jashtë kufijve të Maqedonisë dhe Casa Italia kishte edhe në Budapest, Bukuresht dhe Sofje.
Më pas vjen viti 2005, në të cilin mora një vendim ndryshe.
Dhe ky vendim ishte për të vënë në pushim karrierën dhe biznesin tim personal, me një qëllim fisnik, të bëhesha nënë.
Dhe sa e palogjikshme që mund të tingëllojë që një biznes kaq i përhapur të përjetojë një frenim të përnjëhershëm, unë kam një qëndrimi në jetë, ajo është që atë që bëni, bëjeni si duhet, me përkushtimin të plotë dhe me shumë dashuri...nëse nuk jeni mjaftueshëm të përkushtuar, mos improvizo.
Dhe pastaj vendosa të bëj një hap po aq të patrembur, të shes gjithçka, përveç kompanisë time në Shkup, të cilën vlersova se mund ta menaxhoja dhe për të cilën isha e sigurt se do të arrinë kulmin.
Aty ku edhe meriton të jetë.
Ajo pauzë- thënë kushtimisht, është një moment shumë i bukur në jetën time, të cilin nga kjo distancë e shoh si një vendim të mençur dhe të duhur që më bëri të lumtur në shumë mënyra, dhe ishte gjithashtu një periudhë e një pjekurie të ndryshme, që zgjati rreth 7 vjet.
Dy fëmijët dhe jeta familjare kishin një dinamikë të bukur dhe të harmonizuar.
Dhe atëherë ndjeva se tani është koha për sfida të reja.
Vendosëm që të mendojmë për një tjetër fund të botës, një destinacion jashtëzakonisht konkurrues për një sfidë biznesi "ku peshkaqenët bukvalisht hanë njëri-tjetrin".
Ishte koha për Casa Italia në Singapor.
Edhe sot jemi atje me zyrat tona, por edhe në Shkup, ku filloi gjithçka.
Jeta në itinerarin Shkup-Singapore-Milano-Shkup në realizimin e projekteve më të mira të cilat janë të nivelit të lartë në industrinë tonë.
Sot, lirisht mund të konkludoj se biznesi im, Casa Italia ime, është koncept i bukurisë.
Si dhe arkitektura dhe dizajni i brendshëm. Nëse nuk është bukur, atëherë nuk është as arkitekturë e as dizajn i brendshëm.
Sot jam kjo që jam falë guximit, instinktit që nuk më ka gënjyer kurrë dhe besimit të pafund në veten time dhe në ekipin që zgjedh të punoj.
Ekipi im përbëhet gjithmonë nga profesionistë të lartë. Dhe këtu nuk ka asnjë kompromis.
Ne besojmë në punën e përkushtuar, vëmendjen dhe qasjen individuale ndaj çdo klienti, nga më i vogli tek më i madhi...për ne klientët janë të shenjtë. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë gëzimin tonë kur shohim shkëlqimin e lumturisë në sytë e klientëve tanë kur ata shohin rezultatin e punës sonë, qoftë në shtëpiat e tyre apo investim në ndonjë hapësirë biznesi.
Ju nuk mund të jeni në krye të kësaj industrie nëse nuk e doni atë që bëni, nëse nuk mësoni dhe nuk përmirësoheni vazhdimisht dhe nëse kënaqeni me mesataren.
Kjo është gjithashtu një industri që kërkon rrezik - një fushë në të cilën personalisht e jetojë që në moshën 20 vjeçare.
Duhet të rrezikoni, nuk është klishe, është e vërtetë.
Fati i ndjek trimat.
Dhe diçka për në fund ... ose për të filluar ...
Jeta është tani, në këtë moment dhe duhet vlerësuar si të tillë.
Vështirë se do të krijojmë një botë më të mirë - nëse nuk përpiqemi.
Unë në një botë më të mirë, çdo ditë punoj me Casa Italia-n time.